Një burrë i armatosur me pushkë ka hyrë në shtëpinë e Madonnës duke i futur hundët tek krevati i saj dhe rrobat e saj në dollap.
Grzegorz Matlok 30-vjeçar ka thyer një dritare të shtëpisë së saj dhe nëpërmjet një litari është ngjitur dhe ka hyrë në rezidencën e saj.
Ai është fshehur në dollapin e rrobave teksa një roje sigurie po bënte kontrollin. Por ai është kapur ma tnë momentin e fundit nga një komshi përpara se të largohej. Fatmirësisht aktorja nuk ndodhej as në dhomën e saj dhe as në shtëpi.
Hajduti është kapur dhe është dërguar në psikiatri për një kontroll shëndetësor mendor. Ai ka pranuar qëllimet e tij për të vjedhur dhe për këtë arsye do të mbahet në spital deri muajin e ardhshëm që do të nis gjyqi ndaj tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 12:58