Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 08:37

Mulliri i thashethemeve për Bradley Cooper nuk di të ndalet!

Pasi u shfaq i shoqëruar me Olivia Wilde dhe pas një jave me Charlize Theron, aktori i filmit “The Hangover” po shkakton thashetheme pa fund për shkak të një darke që ai ka patur gjatë kësaj fundjave.

Ai nuk ka qenë me askënd tjetër i shoqëruar përveç se me beqaren në kërkim të dashurisë së vërtetë, Jennifer Lopez.

Megjithëse mediat amerikane janë bombarduar me komente rreth këtij takimi, sipas burimeve të “People” duket se takimi i tyre ka qënë thjeshtë për çështje biznesi… mbase një projekt i ri në horizont. (LajmeShqip.com)