Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 07:32

Prishtinë – Nigeria e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë Zv/Kryeministri kosovar, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në një turne lobues në shtetet afrikane.

Pacolli, gjithashtu, ka bërë të ditur se shumë shpejt Republikën e Kosovës do ta njohë edhe një shtet tjetër i madh afrikan, Afrika Jugore.

Nigeria është një shtet i fuqishëm i kontinentit të zi, me ndikim të madh në vendet e Unionit Afrikan. (LajmeShqip.com)