Washington – Autoritetet amerikane druajnë nga sulmet terroriste në 10-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar ndonjë kërcënim konkret terrorist, supozohet se cak të sulmeve do të ishin Washingtoni dhe New-Yorku.
Një pjesë e mediave amerikane lajmëruan se për kërcënim terrorist ka qenë i informuar presidenti Barack Obama dhe se autoritetet mendojnë për rritje eventuale të nivelit të sigurisë.
Prefekti i New Yorkut, Michael Bloomberg deklaroi se qytetarët nuk kanë nevojë ta ndryshojnë mënyrën e përditshme të jetesës, por megjithatë u bëri thirje të jenë të kujdesshëm.
Friday, 09 September 2011 08:47