Një dyqan kostum
esh dhe akcesorësh për festa të ndryshme me maska, është bërë mjaft popullor për shkak të një manikine shumë të famshme.
Manikina që qëndronte në hyrje të këtij dyqani ishte e maskuar si Kolonel Gadafi por me disa karakteristika qesharake. Gadafi i këtij dyqani ishte i veshur me geta rozë dhe mbante një tabelë me mesazhin: “Ju nuk më keni parë
mirë!”.
Ndërkohë që shumë kalimtarëve i është dukur tepër argëtuese, aq sa janë bërë kurioz të hynë edhe në dyqan për të blerë diçka, policisë së Yorkshire-t Jugor i është dukur tepër ofenduese.
Kështu pronarët e këtij dyqani janë detyruar menjëherë që ta largojnë manikinën që mbas paralajmërimit të parë nga policia. Megjithëse të indinjuar pasi askush nuk është ankuar për këtë manikinë humoristike, ata janë detyruar t’i binden urdhërit të policisë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 September 2011 11:35