Paris – Ish-drejtori i FMN-së Domini
k Stros-Kan (62) herët në mëngjes mbërriti në Paris.
Ai mbrëmë vonë, së bashku me bashkëshorten e tij, An Senkler, fluturoi nga aeroporti i Nju-Jorkut “Xhon F. Kenedi”, pas më pak se dy javësh pasi Prokuroria në Nju-Jork hoqi dorë nga aktakuzat sensacionale për abuzim seksual.
Në aeroportin “Sharl de Gol” është pritur nga një numër i madh i gazetarëve dhe policëve.
Stros-Kan para tre muaj e gjysmë u arrestua në Nju-Jork nën akuzën për keqtrajtim seksual ndaj një shërbyeseje hoteli. Për shkak të këtij incidenti ai duhej të jepte dorëheqje nga funksioni drejtor i përgjithshëm i FMN-së.
Gjykata e Nju-Jorkut më 23 gusht i hodhi poshti aktakuzat kundër Stros-Kanit, ndërsa vendimi është marrë me propozim të prokurorisë së qarkut e cila e informoi gjykatën se heq dorë nga procesi penal për shkak se dyshon në kredibilitetin e dëshmitarit kryesor Nafisatu Dijalo, shërbyese në hotelin “Sofitel”, e cila e akuzoi se seksualisht e ka sulmuar.
Sunday, 04 September 2011 11:43