Për herë të parë Marc Anthony ka folur rreth marrëdhënies dhe divorcit të tij me divën Jennifer Lopez.
Të ndarë që prej gjashtë javësh, babai i dy fëmijëve të Lopez, Max dhe Emme 3-vjeçar, në intervistë është shprehur i prekur: “Unë gjithmonë do ta dua Jenniferin.”
Të dy 42 vjeçar kanë qënë të martuar për 7 vjet. Pak para ndarjes së tyre lëviznin fjalë për një tradhëti të tij me Jada Pinket Smith, gruan e Will Smith, këtë vit gjatë xhirimeve të një filmi. Intervista e plotë pritet të dalë në transmetim të plotë në ekranin e ABC News USA.
Jay-Lo në një intervistë të dhënë për Vanity Fair është shprehur se ëndërron ende për të gjetur dashurinë e vërtetë, pavarësisht se mbi shpatulla mban 3 divorce. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 20:28 