Washington – Uragani Irena, i cili pas goditjes të bregut lindor fillimisht u dobësua në stuhi tropikale, e më pas në ciklon post-tropikal, mori 21viktima dhe përmbyti një numër të madh të rajoneve, derisa moti i keq lëvizë nga pjesa lindore e Kanadasë.
Drejtori i qendrës kanadeze për ndjekjen e uraganeve Kris Foarti e paralajmëroi për rrezikun nga përmbytjet dhe erërat e fuqishme në pjesën lindore të Kanadasë, ndërsa më shumë në zonën e Kvebek, ku një numër i madh i shtëpive mbetën pa rrymë elektrike.
Moti i lig shkaktoi shira të rrëmbyeshëm në shtetin federal amerikan Vermont, ndërsa mija njerëz u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre.
Në pjesët e tjera të Anglisë së Re, dëmet nga moti i lig janë më të vogla nga se priteshin një numër i madh i rrugëve janë përmbytur, linjat hekurudhore janë bllokuar, ndërsa në disa qytetet është bërë edhe evakuimi i banorëve.
Qendra amerikane për ndjekjen e uraganeve kumtoi se Irena lëvizë me shpejtësi të erës prej 50 kilometra në orë.
Presidenti amerikan Barak Obama, paraprakisht paralajmëroi se nga rritja e rrezikut nga përmbytjet, si pasojë e uraganit Irene, i cili të premten e goditi bregun lindor në SHBA dhe theksoi se shërbimet federale do të angazhohen për përballjen me pasojat nga katastrofa edhe disa javë.
Nju-Jork, ku disa ditë kishte paralajmërime për rrezik nga uragani, përjetoi dëme relativisht të vogla, ndërsa autoritet e qytetit kumtuan se në qytet prej sot sërish do të hapet metroja dhe bursa.
Është hapur edhe aeroporti ndërkombëtar i “Logan”, edhe pse vetëm dy aviokompania nuk i refuzuan kompanitë, deklaroi Fil Orlandel.
Personat zyrtarë theksuan për konfirmim e plotë të dëmeve nga Ajrin përgjat bregut lindor në SHBA do të nevojiten disa ditë, por sipas vlerësimeve preliminare bëhet fjalë për një shumë prej shtatë miliardë dollarë.
Monday, 29 August 2011 11:15