Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 08:45

Pas vdekjes së këngëtares së famshme, babai i saj Mitch deklaroi menjëherë se kishte vendosur që me pasurinë e vajzës së tij të ngrinte një fondacion për të ndihmuar njerëzit me probleme me drogën dhe alkoolin.

Por qëllimi i tij bujar për momentin ka ngecur ngushtë, pasi një biznes tjetër është regjistruar me këtë emër. Dhe këtë gjë e ka bërë biznesmeni Martin McCann i cili i ka shpjeguar motivet e tij, duke insistuar se përzgjedhja e emrit të saj ishte plotësisht për qëllime komerciale dhe se nuk ndihej i turpëruar për këtë gjë:

“Nuk kam shfrytëzuar askënd. Thjeshtë bleva disa domeinë. Kushdo do ta kishte bërë. Mjafton vetëm një klikim i mausit dhe të gjithë të interesuarit do të drejtohen në webin tim. Nuk më vjen aspak turp për këtë gjë. Është thjeshtë biznes.”

Për momentin babai i Amyt i ka bllokuar të gjitha fondet dhe është akoma i pavendosur se çfarë do të bëjë.
Në foto shfaqet Amy e fotografuar nga Bryan Adams. (LajmeShqip.com)