Drenas (PLOTËSUAR 23:24) – Burime të portalit kanë bërë të ditur se disa çaste pas shpërthimit në fabrikën
e Ferronikelit, janë parë autoambulanca që kanë bartur persona të lënduar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet saktë, por mendohet për së paku dy të lënduar më rëndë, nga shpërthimi.
Vendin e ngjarjes e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku.
Bëhet e ditur, gjithashtu, të jetë anuluar ndërrimi i tretë i punës në fabrikë dhe të gjithë punëtorët janë kthyer në shtëpi.
******************************
Drenas – Tronditet qyteti i Drenasit, nga një shpërthim në gjigandin industrial të tij.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në këto momente, në fabrikën e “Ferronikelit”, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.
Raportohet për një person të lënduar nga shpërthimi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 24 August 2011 22:36