Mitrovicë – Pas zhvilimeve të djeshme në veri të Kosovës, ka reaguar i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.
Sipas tij, “demonstrimi i forcës dhe shqetësimi i banorëve rreth marrjes së një eskavatori flet qartë se dhuna dhe akte e njëanshme po merren ndaj popullatës serbe në veri dhe ato janë duke vazhduar”.
“Shqetësimi i banorëve të Leshakut, nuk i bën nder, para së gjithash, misionit të EULEX-it dhe KFOR-it”, ka thënë ai.
Bogdanoviq ka thënë se “nuk ka asgjë kundër që të hetohet se kush e ka djeguar pikën në Jarinje, më 27 qershor”, por, ka thënë ai, “mënyra me të cilën është vepruar, ku është demonstruar forca, është e papranueshme”.
Sipas tij “është shqetësuese pse zyrtarët lokalë nuk janë njoftuar për aksionin e forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe se për këtë ka qenë arrirtur marrëveshja me komandantin e KFOR-it”, Erhard Buhler. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 11:24