Tiranë – Tre vatra zjarri u shfaqën në orët e vona të një nate më parë në rajonin e Elbasanit, një prej të cilave në kurorën e ullishtës së qytetit.
Ullishta digjet për herë të shtatë brenda dhjetë ditëve të fundit ndërsa ekipi i zjarrëfikësve ka bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat kanë përfshirë 30 rrënjë me ullinj dhe shkurre.
Burime nga reparti i zjarrëfikëses bëjnë të ditur se një tjetër zjarr ka rënë në antenat e Kompanisë Vodafon në qytetin e Gramshit ku zjarrëfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa zjarri nuk ka shkaktuar dëme.
Por zjarri ka përfshirë edhe një masiv pyjor në fshatin Kudërqan komuna Sult në Gramsh, ku është djëgur një sipërfaqje prej 4 dylym me pyje, pisha.
Mësohet se në të gjitha rastet e rënies së zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, shërbimet zjarrëfikëse, si dhe në bashkëpunim me banorë të zonës është arritur lokalizimi i flakëve të zjarrit.
Grupet hetimore në vëndin e ngjarjes me ekspertët përkatës po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarreve, pasi ende nuk mund të përcaktohet nësë është zjarrëvënie apo zjarrrënie.
Ndërkohë, bëhet e deitur se, në Shkodër, jarri që ra prej mbrëmjes të së shtunës në malin e Taraboshit dhe që vazhdoi me intensitet të lartë natën duke përkeqësuar situatën jo vetëm në mbi 10 ha sipërfaqe me pisha, por edhe duke rrezikuar seriozisht banesat e zonës, sot në orët e mëngjesit pati ritëm më të ulët.
Shefi i policisë pyjore të Shkodrës, Agim Dardha tha se efektivat e policisë bashkë me ndihëm e ushtrisë, zjarrfikësve dhe banorëve të zonës punuan kundër flakëve të zjarrit gjatë natës dhe arritën të ruajnë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve pa u dëmtuar.
Sipas tij, edhe pse zjarri vazhdon në një sipërfaqe që nis nga pika turistike e Shirokës, deri në anën tjetër të komunës Ana e malit, nuk e ka forcën e një dite më parë.
Ndërkohë, gjithë strukturat e mbrojtjes kundër zjarrit si dhe drejtues të lartë të pushtetit vendor ndodhen në vendngjarje në monitorim të situates.
Sunday, 21 August 2011 11:55