Është e pabesueshme se si aktorja Heather është dhënë aq shumë mbas botoxit, sa të duket si një ikonë perfekte!
Me siguri këta njerëz që duan ta shohin veten e tyre kaq perfekt, larg realitetit, rrethohen nga njerëz që ua bëjnë vetëm qejfin dhe iu thonë: “Uau, zemër! Ti dukesh e mrekullueshme!”
Dhe në fakt, ta shohësh me syrin e paparacit, ajo ka filluar të shndërrohet në njeriun më ‘plastik’.
Fotografitë që kanë nxjerrë mediat amerikane për të bërë krahasimin e fytyrës së aktores, nuk kanë diferencë ndërmjet tyre më shumë se 3 javë.
Ajo deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë, mohuese apo pohuese qoftë ajo. Por në të kaluarën, kur ajo ishte ende e martuar me Richien, ka thënë se botox nuk ka bërë asnjëherë por kjo gjë s’do të thotë që më vonë s’mund ta mendojë një gjë të tillë! (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 15:08