E kujt do t’i kishte shkuar ndër mënd që dalja në plazh e Julia Roberts do të kthehej në një objekt bise
de për shumë gazetarë dhe lexues të showbizit ndërkombëtar?
Fituesja e çmimit Oskar, 43-vjeçarja është shfaqur me rrobebanjo gjatë pushimeve në plazh me familjen e saj.
E martuar me bashkëshortin e saj Daniel Moder prej 9 vitesh dhe tre fëmijët, binjakët 5-vjeçar Hazel dhe Phinnaeus dhe Henry 4-vjeçar, ata të gjithë sëbashku kaluan ditë të bukura në plazh.
Julia, e cila është ikona përfaqësuese e kompanisë Lancome, ka tërhequr shumë vlerësime për pamjen e saj natyrale, megjithëse të një moshe që përparon, por që siç është vlerësuar nga shumë shikues, është më e kënaqëshme të shohësh një grua që është e bukur në origjinalitetin e moshës së saj, në krahasim me gjithë të tjerat që shumë pjesë të trupit të tyre i kanë artificiale.
Urime Julia! Ti mbetesh akoma “Gruaja e bukur”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 18 August 2011 15:15 
