Aktori i mirënjohur francez Gerard Depardieu ndohdej në një udhëtim me avion, me drejtim nga Parisi për në Dublin, kur është çuar nga sedilja e tij dhe ka urinuar në korridor!
Me rripin e sigurisë të mbërthyer ai ka gërthitur ”Dua të urinoj, dua të urinoj.” Një nga vajzat stjuardese i ka kërkuar të ulej sërish dhe të priste 15 minuta, por aktori është revoltuar duke thënë se nuk mund të priste më. Është çuar dhe e ka bërë urinën në sy të të gjithëve.
Sipas një udhëtari ishte i dukshëm fakti që aktori ishte i dehur dhe që ka tentuar të çohet disa herë përpara uljes së avionit.
“Dukej qartë që ai ishte i pirë! Stjuardesa u trondit nga veprimi i tij. Askush nuk tha asgjë në ato momente. Zoti Depardieu pasi mbaroi u kthye sërish në sediljen e tij ndërsa ekuipazhi u largua për të pastruar dyshemenë e urinuar.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 August 2011 18:08 