Prishtinë – “Prishtina është e koordinuar plotësisht për sovranitetin dhe integritetin e saj shtetëror me Brukselin dhe Uashingtonin”, tha sot zv/kryeministri Hajredin Kuçi.
Ai tha se “Beogradi më as nuk flet, as nuk vendosë për Kosovën”.
Kuçi i ka quajtur të papërgjegjshme deklaratat e bëra nga zyrtarë serbë për dy vula në doganat e Kosovës, ndërsa i ka sugjeruar edhe mediave kosovare që të mos nxiten nga të tilla deklarata.
Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u është përgjigjur interesimit të medias gjatë një vizite sot bashkë me shefin e Komponentës së Drejtësisë në EULEX, Silvo Bonfigli, në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Tuesday, 16 August 2011 17:51