Shkup – Një i burgosur që ishte arratisur nga burgu i Idrizovës në vitin 2005 është arrestuar të dielën në Aeroportin e Shkupit, derisa po kthehej në vendlindje.
Ai ishte arratisur nga burgu i Idrizovës më 10 qershor 2005 dhe se kishte menduar se nuk do të hetohej nga organet kufitare në aeroport. Sipas policisë, ai u zbulua gjatë kontrollit të pasaportës në sportelin e aeroportin, me ç`rast në regjistrin e policisë ka figuruar si person që ishte në kërkim.
MPB bëri të ditur se bëhet fjalë për shtetasin e Maqedonisë, Eroll Sh. nga Ohri, i cili po kthehej në vendlindje, pas arratisjes jashtë vendit. Personi i ndaluar është dërguar në stacionin policor të Gazi Babës dhe më pas janë ndërmarrë masat gjyqësore, për të ndëshkuar sërish atë, për shkak të arratisjes. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 07:31