Shkodër – Homazhet
për deputetin e ndjerë të Qarkut të Shkodrës, Gëzim Dibra, do të mbahen të dielën pasdite në Bashkinë e Shkodrës.
Trupi i pajetë i deputetit Dibra do të mbërrijë në qytetin e Shkodrës në mëngjesin e së dielës, ku gjatë ditës do të qëndrojë pranë familjes në banesën e tij, ndërsa pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00 do të kryhen homazhe në mjediset e bashkisë, nga dhe ku do të përcillet për në banesen e fundit.
Deputeti Dibra ndërroi jetë sot në moshën 55-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Ndarja nga jeta e deputetit të Partisë Demokratike të Qarkut të Shkodrës ka prekur thellë tërë komunitetin shkodran. I ndjeri Dibra është njohur si një qytetar i nderuar i qytetit verior, pjesë e një prej familjeve të respektuara të këtij qyteti.
Friday, 12 August 2011 23:23