Si një çift i vërtetë në jetën reale, ata janë shumë të ashpër për sa i përket marrëdhënies së tyre reale.
Por për sa i përket marrëdhënies së tyre gjatë xhirimeve të episodit të fundit të filmit, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë rrëfyer një detaj shumë interesant rreth xhirimeve.
Në një intervistë për “Entertainment Weekly” Robert ka treguar se si ai kishte shkatërruar shtratin ku ata do të kryenin skenat e nxehta të seksit gjatë muajit të mjaltit. Robert në rolin e Edward Cullen tregon:
“Une duhej të luaja rolin e të turpëruarit pas asaj që ndodhi dhe më duhej të shpërtheja në të qara dhe kafshim jastëkësh… Por reagimi ishte aq i fortë saqë jastëkët e bukur prej pambuku egjiptian i shqeva nga të kafshuarat! Padashje shkatërrova fare shtratin!”
Pjesët e tjera më të bukura jemi në pritje për t’i parë në nëntor kur të dalë pjesa e parë e “The Breaking Down”.
Ndërkohë fundjavën e kaluar aktori Pattinson u emërua si aktori më i mirë i dramës nga “Teen Choice Awards” për rolin e tij të vampirit Edward Cullen. Ndërsa Kristen ndodhet në Angli për të xhiruar filmin e saj të ri “Snow White and The Huntsman”. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 15:10