Talin – Burri, i cili sot hapi zjarr ndaj Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, ka kryer vetëvrasje, kumtoi zëdhënësi i policisë në Talin.
Dy pengjet, të cilat janë marrë nga sulmuesi, nuk janë lënduar, transmetuan agjencitë ruse.
Në mediat estoneze ende ka informata të kundërta për ngjarjen e sotme në qendrën e Talinit. Paraprakisht u kumtua se një burrë i armatosur është arrestuar nga pjesëtarët e njësive speciale, të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Ministrisë.
Policia estoneze arrestoi një person pas gjuajtjes dhe shpërthimit në ndërtesën e Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, transmetojnë agjencitë botërore.
Siç kumtojnë mediat lokale, një burrë i armatosur sot pasdite hapi zjarr ndaj ndërtesës së Ministrisë estoneze të Mbrojtjes.
Policia e kishte rrethuar ndërtesën dhe e kontrolloi territorin rreth saj. Të punësuarit janë evakuuar nga ndërtesa.
Ministri i Mbrojtjes Martin Laar gjatë incidentit nuk ka qenë në ndërtesën e Ministrisë.
Sipas dëshmitarëve, burri i armatosur i cili ka gjuajtur, është e munduar të ketë marrë pengj, kumtoi gazeta “Postimees”.
“Mes gjuajtjes së parë dhe të dytë kaluan njëzet minuta”, deklaroi raportuesi i sajtit informativ Delfi, i cili raporton nga vendi i ngjarjes.
Pas gjuajtjes së dytë, dy persona kanë kërcyer nga një nga dritaret dhe kanë ikur.
Së pari u kumtua për një burrë të armatosur, por më vonë u paraqitën pohimet për dy sulmues, si dhe për pengjë.
Më vonë u dëgjua edhe një shpërthim. Në Ministri janë dërguar ekipe me robot për deaktivizimin e bombave.
Sipas Agjencisë informatave baltike BNS, në sulm ka vetëm një sulmues të armatosur dhe ai ka folur rusisht.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se nuk ka informata për viktima eventuale dhe refuzoi të konfirmoj se janë marrë pengje.
Sipas gazetës “Postimees”, gjuajtja e parë është dëgjuar në orën 15:30 sipas kohës lokale, ndërsa në 15:49 është dëgjuar gjuajtja e dytë.
Thursday, 11 August 2011 19:45