Mitrovicë – Burime të protalit LajmeShqip.com konfirmojnë se kontrabanda me naftë në veri të Kosovës është duke lulëzuar çdo ditë.
Këtë kontrabandë po e bëjnë kompanitë transportuese të udhëtarëve të Mitrovicë, të cilat çdo ditë marrin nga katër ton naftë në fshatin Çabër të Zubin Potokut.
Duke shpalosur detajet e kësaj dukurie, burimi i portalit ka bërë të ditur se kontrabandimi po kryehet kryesisht në intervalet kohore, në 06:00 h në mnëgjes dhe në 15:00 h,
pasdite.
Nafta për autobusët e shqiptarëve vjen nga pika e karburanteve në Zupç, pronarët dhe punëtorët e së cilës, bazueshëm dyshohet të kenë shtënë me armë zjarri ndaj forcave ROSU të Njësëisë Speciale të Policisë së Kosovës, më 26 korrik. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 11:08