Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 20:35

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, u nis sot, në krye të një delegacioni zyrtar, për një vizite pune në Bari, ku do të marrë pjesë në veprimtaritë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të anijes “Vlora”.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano, Presidenti Topi do të jetë i pranishëm në veprimtaritë përkujtimore që do të organizohen me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të anijes “Vlora” në Portin e Barit, në bordin e së cilës ndodheshin mijëra emigrantë shqiptarë.

Kreu i shtetit pritet të takohet edhe me Presidentin e Rajonit të Puljas, Nikola Vendola si dhe me drejtues e personalitete të tjera të rëndësishme vendore të shtetit fqinj.