Londër – Funksionarë qeveritarë dhe ushtarakë të Koresë Veriore janë përfshirë në rrjetin e zgjeruar dhe të përpunuar për tregti ilegale me drogë, konfirmon televizioni britanik Sky, duke iu referuar hulumtimeve të tyre në rajonin kufitar mes Koresë Veriore dhe Kinës.
Raportues të këtij stacioni televiziv, duke u paraqitur si njerëz të cilët dëshirojnë të blejnë drogë, kanë pasur takim me një kontrabandist verikorean në një pronë në anën kineze në kufirin mes dy vendeve fqinje. Ai u ka shitur një sasi të caktuar heroinë të pastër, i prodhuar në Korenë Veriore dhe u ka premtuar se për dhjetë ditë mund t’i furnizojë me një kilogramë nga kjo drogë nëse janë të gatshëm të paguajnë.
Kontrabandisti ka pranuar se lehtë e kalon kufirin mirë të kontrolluar verikorean-kinez, duke u dhënë ryshfet oficerëve të Armatës së Koresë Veriore, të cilët i mundësojnë lehtë ta kalojë kufirin disa herë gjatë muajit, duke transferuar drogë në Kinë. Ai edhe u ka pranuar raportuesve të Skaj-it se drogën e blen nga një funksionar i lartë qeveritar në Phenian.
Kjo nuk është hera e parë që Koreja Veriore të akuzohet për kontrabandë me drogë, pasi diplomatët e këtij vendi në të kaluarën janë zbuluar si kontrabandojnë heroinë, kokainë dhe marihuanë.
Sipas burimeve amerikane, të cilave u referohet Sky, sasi të mëdha heroini, metamfetamin dhe ekstaza kalojnë përmes kufirit 1.500 kilometra të gjatë mes Koresë Veriore dhe Kinës, por tani për tani nuk dihet nëse në këtë biznes kriminel janë përfshirë edhe funksionarët më të lartë shtetërore të regjimit.
SHBA në vitin 2006 publikoi se “Qeveria në Phenian me siguroi e servison kontrabandën me drogë që të sigurojë deviza të huaja për nevojat e saj”. Besohet se bëhet fjalë për miliona funta në vit, që autoritet veriokreane i fitojnë nga aktivitete kriminele, konstaton Sky.
Thursday, 04 August 2011 15:18