Për shumë prej jush emri Stacy Keibler nuk thotë asgjë, por në Shtetet e Bashkuara ajo është një yll i vërtetë.
Ajo quhet Stacey Ann-Marie Keibler dhe ka lindur më 14 tetor 1979 në Baltimore. Është një ish-mundëse, ish-menaxhere mundjesh dhe aktore vendase. Ajo ka marrë pjesë në edicionin amerikan të “Dancing With the Stars” duke u klasifikuar e treat dhe duke u bërë akoma më shumë popullore.
Bukuroshja Stacey duket se është parë përpara disa ditësh në vilën e George Clooney-t, në Liqenin Como.
Stacey gjithashtu gjatë këtyre ditëve ka shkruar në profiling e saj në Twitter “Jam në Parajsë”.
E ç’mund të thuash tjetër? Bukuroshi Clooney është vënë menjëherë në kërkim dhe me sa duket ka gjetur një grua shumë të bukur. (LajmeShqip.com)
Thursday, 04 August 2011 14:35