Nё njё spektakёl-konkurs kёrcimi qё organizohet nё Amerikё, Lady Gaga mbrёmё ka qёnё e ftuara e jurisё dhe pas interpretimit tё kёrcimit tё njё konkurenti ka shpёrthyer nё lot.
Ka shpёrthyer nё lot duke thёnё se kёnga “I know it’s over” qё ai e kishte kёrcyer aq bukur, i kishte kujtuar asaj shumё gjёra qё ajo kishte bёrё gabim nё jetёn e saj. Dhe rrёfimi i saj mё pas i ka dhёnё spektaklit nё ato momente njё tjetёr drejtim…
Vetё konkurenti Marco ёshtё prekur dhe i ёshtё drejtuar nёnёs sё tij nё sallё duke i thёnё qё ndihej keq qё kishte qёnё njё djalё i vёshtirё pёr tё, por se ai e donte shumё.
Dhe mё pas juria me komentet e tyre, pёrveçse qё kanё pёrgёzuar djalin pёr kёrcimin, por mbi tё gjitha qё shfrytёzoi atё moment pёr tё bёrё njё deklaratё, tё cilёn rrallё persona e kanё mundёsinё ta bёjnё nё kёtё mёnyrё dhe njё deklaratё qё shumё persona nuk e bёjnё fare.
Dhe kёshtu, juria mbi tё gjitha ka ftuar tё gjithё teleshikuesit qё tё gjejnё njё moment pёr t’i thёnё nёnёs “Tё Dua!”, dhe kjo gjё falё Gagёs. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 July 2011 16:16