Shkup – Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, gjykatësit e rinj, të emëruar, ishin Milka Stefkova nga Gjykata e Apelit dhe Jelica Kërstovska nga gjykata Administrative, ndërkohë që mbetet edhe një vend i zbrazët.
Nga gjykata e Apelit shpërngulen edhe avokati nga Gostivari Afrim Fidani dhe Lidija Taseva. Në gjykatën Themelore 1 gjykatës të rinj janë Lirie Elezi dhe Lidija Grubiq-Trajkovska.
Sipas vendimit të Këshillit Gjyqësor, në vendin e gjykatësit të Apelit në Mansatir do ulen Liljana Çoçkova dhe Sllavica Mirkovska, ndërsa për gjykatësin e tretë do të bëhet shpallje.
Në karrigen e Gjykatës Themelore të Kumanovës do të ulet Marija Skallova. Me Gjykatën themelore në Shtip do udhëheqin Anita Jordanova, Maja Xhorleva dhe Alelksandër Cackov.
Monday, 18 July 2011 15:22