Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 16:52

Tiranë – Pjesa më e madhe e ankimimeve që konsumatorët kryejnë pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE), janë për operatorin privat të furnizimit me energji elektrike.

Drejtori Juridik pranë këtij institucioni, Eduart Elezi, tha se janë mesatarisht 20 ankesa në ditë për mbifaturime, cilësi të dobët shërbimi, si dhe mosrespektim afatesh për lidhjet e reja në dëm të konsumatorit nga kompania “CEZ Shpërndarje”.

Ankesat kanë qenë të shumta, sa personelit të Entit i është dashur të caktojë një orar ditor për mbledhjen e këtyre pretendimeve. Kur konsumatorët kanë të drejtë për mbifaturimet që kryen CEZ, atëherë kjo shumë u zbritet në muajin pasardhës. (LajmeShqip.com)