New-York – Dy shërbëtore nga hoteli Sofitel në New-York dhanë dëshmi para policisë se ishin të ftuara veçmas nga Dominik Stros-Kan të vijnë në apartamentin e tij në hotel.
Ato thanë se nuk e kanë pranuar ftesën, publikoi “New York Times”.
Stros-Kan ka ftuar shërbëtore një natë para se të arrestohet për shkak të gjoja tentimit për dhunim të shërbëtores në të njëjtin hotel.
Gazeta njofton se Stros-Kan është xhiruar nga video-kamera si ngjitet në mbrëmje rreth orës një pas mesnate me ashensor me një grua, e cila nuk ka qenë e punësuar në Sofitel. Gruaja është identifikuar, por nuk ka dhënë dëshmi para policisë për qëllimin e vizitës në apartamentin e Stros-Kanit, shkruan gazeta, duke iu referuar një burimi anonim.
Në mëngjes ai ka kërkuar mëngjes për një njeri në apartament. Disa orë më vonë ai u arrestua.
Saturday, 09 July 2011 08:10