Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 21:12

Pёr revistёn pёr tё rinj ‘Cosmopolitan’, kёngёtarja ka folur pёr dashurinё, marrёdhёniet e saja dhe karrierёn.

“Unё e kam kuptuar, djemtё e kanё tё vёshtirё tё dalin me dikё qё punon pёr njё industri tё madhe, si kjo e muzikёs. Madje ёshtё shumё e vёshtirё tё gjesh dikё qё nuk shqetёsohet nga angazhimet dhe gjithçka e kёsaj fushe. Pikёrisht tani e kam shumё tё lehtё t’i fokusohem karrierёs”, ka thёnё ajo pёr revistёn.

Dhe tё fokusuarit nё karrierё duket se i jep frytet e saja. Nё muajin maj, Rihanna u largua nga Billboard Awards 2011 me dy çmime, ‘Radio Artist of the Year’ dhe ‘Top Female Artist of the Year’.

Pёr sa i pёrket dashurisё, ajo thotё se ёshtё e hapur ndaj saj, por lista e gjёrave qё ajo kёrkon nё njё mashkull ёshtё vёrtetё e gjatё!

“Janё disa gjёra qё mё tёrheqin tek djemtё. Mund tё jetё mёnyra se si mё shohin; mund tё jetё inteligjenca e tij. Ështё diçka qё nё tё vёrtetё lidhet me spontanitetin. Unё jam e hapur ndaj dashurisё, por djemtё duhet ta meritojnё atё, sepse pikёrisht nё momentin qё ata e arrijnё, atёhere kёrkojnё diçka tjetёr. Burrat janё si gjahtarёt, u pёlqen tё ndjekin. Prandaj duhet t’i mbash nё njё situatё qё gjithmonё tё kenё kuriozitet”, ka thёnё Rihanna.

Rihanna momentalisht ёshtё nё mes tё turit tё saj ‘Loud 2011’ nё Amerikёn e Veriut. Turi i saj do tё vijojё nё Angli nё shtator, ku pritet tё performojё nё arenёn e Londrёs ‘O2 Arena’ nё fillim tё tetorit. (LajmeShqip.com)