Uashington – Ish-ministrja franceze e Financave, , sot zyrtarisht e mori funksionin drejtor ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Që në fillim të mandatit të saj pesëvjeçar, Lagard do të ballafaqohet me problemin lidhur me krizën debitore të Greqisë, e cila mund të sjellë deri në falimentimin e këtij vendi-anëtar të eurozonës, që do ta rrezikonte sistemin global bankar.
Lagard do të duhet që të emërojë edhe udhëheqësi të re të Fondit, i cili do të duhet t’i zbatojë sistemimet, të dakorduara të së drejtës së votës në FMN, me të cilët do të duhet të rritet ndikimi i shteteve me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, në llogari të vendeve të zhvilluara.
Vendet me zhvillim të përshpejtuar ekonomike, para së gjithash Kina dhe India, shpresojnë se me ardhjen e Lagardit në funksionin e drejtoreshës do të marrin disa nga funksionet kyçe në udhëheqësinë e re të FMN-së, me ç’rast në mënyrë plotësuese do të rritej ndikimi i tyre.
Lagard vjen në funksionin drejtor i FMN-së, pasi që paraardhësi dhe bashkëkombësi i tij, Dominik Stros-Kan dha dorëheqje për shkak të akuzave për abuzim seksual të një shërbetoreje hoteli.
Ndërkohë, akuzat kundër Stros-Kanit, i cili vlente si favoriti kryesor për president të ri francez, janë tërhequr, me ç’rast në mënyrë plotësuese u përforcuan spekulimet se ai është viktimë e një komploti.
Tuesday, 05 July 2011 10:17