Shkup – Në Burgun e “Idrizovës”, janë zhvilluar reforma sipas standardeve që janë parapar në bazë të Konventave ndërkombëtare. Si reformë e re në organizimin e brendshëm administrativë është edhe ndryshimi i statusit i të punësuarve, ku ata kanë kaluar nga referentw në administratorë shtetëror. Në këtë sistemim të brendshëm është respektuar edhe Marrëveshja e Ohrit, ku janë sistemuar edhe të punësuarit shqiptarë. Zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës Bekim Rexhepi thotë se një pjesë e reformave janë duke u bërë në pajtueshmëri me standardet, të cilat i kërkon Bashkimi Evropian (BE), si kusht për anëtarësim në BE. Ai thotë se këtë institucion shtetëror e ka trashëguar me një përfaqësim simbolik të shqiptarëve, ndërsa në udhëheqje nuk ka pasur asnjë shqiptarë.
“Në burgun e ‘Idrizovës’ është bërë një reformë esenciale në sistemim, ku tani më të punësuarit në burg do tw kenë statusin e nëpunësit shtetëror. Me këtë sistemim është pasur kujdes edhe balancë etnik, ku vetëm nga 4 sektorët udhëheqës, njëri është udhëheqës shqiptar edhe atë nw sektorin më të rëndësishëm të burgut, atë për risocializim dhe një zëvendës sektori për siguri”, ka thënë Bekim Rexhepi.
Friday, 01 July 2011 17:02