Prishtinë – Qeveria thotë se nuk do të ketë ndërpreje të marrëveshjes me FMN-në dhe shprehet se është e kënaqur me bisedimet e zhvilluara deri më tash.
Këtë qëndrim e shprehu Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i bindur se Kosova e vazhdon marrëveshjen me FMN.
Ndërsa LDK dhe AAK nuk presin që të arrihet ndonjë marrëveshje, duke fajësuar qeverinë se i ka shkelur zotimet ndaj FMN-së.
Nesër pritet që Fondin Monetar Ndërkombëtar të deklarohet në lidhje me rezultatin e bisedimeve për vazhdimin e marrëveshjes me Kosovën, ndërsa Qeveria thotë se nuk do të ketë ndërpreje të marrëveshjes.
Zv/kryeministri Hajredin Kuçi shprehet i sigurt se Kosova do të mbetet brenda programit të FMN-së
“Jam shumë i bindur dhe po e jap lajmin para se të dalë FMN-ja, se nuk do të shkëputet marrëveshja me FMN-në. Jemi në marrëveshje me FMN-në, do ta vazhdojmë dhe jemi të kënaqur me bisedimet që kemi zhvilluar dhe me marrëveshjen momnetale që kemi arritur”.
Ndërkohë, opozita e kritikon qeverinë, se vendin po e dërgon drejt një krize makro-ekonomike.
Burim Ramadani nga AAK nuk pret të arrihet ndonjë marrëveshje e Qeverisë me FMN-në.
“Sipas të gjitha informative nuk ka asnjë shans që të arrihet marrëveshje, për shkak se Qeveria e Kosovës i ka shkelur të gjitha zotimet që i ka bërë ndaj FMN-së. Ky është një dëmtim i shtetit të Ks, jo vetëm në humbjen e miliona eurove, por po ashti edhe në raport shtetëror me FMN-në”.
Kurse eksperti i ekonomisë dhe deputeti i Koalicioni për Kosovën e Re, Muhamet Mustafa, jashtë marrëveshjes, pret vetëm një dakordim me FMN-në, me çka do t’i vihen disa kushte qeverisë.
Në partinë më të madhe opozitare, LDK, presin deklarimin e FMN-së dhe e kritikojnë Qeverinë që e solli vendin në këtë gjendje të rrezikimit të marrdhënieve me FMN-në.
Tuesday, 31 May 2011 14:58