Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 16:13

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Sipas MPJ-së, gjatë qëndrimit dyditësh në Paris, ministri Hoxhaj do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Francës, Alain Juppé.

Po ashtu, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës do të marrë pjesë në një takim të Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të takohet me ambasadorë të shteteve të tjera, të akredituar në Republikën e Francës dhe në UNESCO.

Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë edhe në një Konferencë të Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI).