Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 15:26

Prishtinë – Nikoqirja e samitit të 17 shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Polonia, ka respektuar kërkesën e presidentit sllovak, Ivan Gasparoviç, që askund Kosova të mos figurojë në këtë samit si shtet i pavarur.

Për shkak se presidenti polak, Bronislav Komoroësky e ka ftuar në takimit e rregullt të liderëve të rajonit për të parën herë edhe presidenten e Kosovë, Atifete Jahjaga, takimin me presidentin amerikan, Barack Obama dhe pjesëmarrjen në samit e kanë bojkotuar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe presidenti i Rumanisë, Train Basescu.

Por, presidenti i Sllovakisë kishte vënë kusht që Kosova të mos paraqiten me siglën e shtetit të pavarur në Samitin e Varshavës.

“Polakët e kanë respektuar premtimin dhe faktin se Sllovakia nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Gasparoviq për agjencinë sllovake të lajmeve TASR.

Ai ka konfirmuar se është plotësuar kërkesa e tij që gjatë samitit të mos ketë simbole të Kosovës, e as mbishkrim të funksioni të presidentet Jahjaga, ndërsa në samit nuk është miratuar deklarata që së bashku me pjesëmarrësit tjerë do ta nënshkruante dhe presidentja e Kosovës.