Prishtinë – Ministri Agim Çeku dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Sylejman Selimi po marrin pjesë në takimin Ministror të US-Kartës së Adriatikut (US-Adriatic Charter Defense Ministerial Meeting), në Budva (Mali i Zi), me ftesë të ministrit të Mbrojtjes malazese, Boro Vuçiniç.
Në këtë takim të ministrave të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse, u diskutuan çështje të sigurisë së përbashkët dhe marrëdhënieve ndërmjet vendeve në rajon. Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e integrimit Euro-Atlantik, rruga e vendeve të rajonit drejt NATO-s, si dhe bashkëpunimi rajonal në misionet paqësore.
Duke komentuar pjesëmarrjen në këtë takim të rëndësishëm, Agim Çeku tha se, “po punojmë intensivisht që t’i integrojmë plotësisht vendet tona në strukturat Euro-Atlantike. Republika e Kosovës ka synime të përbashkëta me vendet e rajonit, gjithashtu edhe gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë kolektive regjionale dhe ndërkombëtare.”
Friday, 27 May 2011 20:36