Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 20:31

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore në Varshavë, ka zhvilluar një varg takimesh me homologët e saj nga shtete të ndryshme.

Fillimisht, sipas burimeve nga Presidenca kosovare, Jahjaga ishte presidentja e parë që u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Bronisllav Komorovski, para fillimit të samitit. Më pas ajo zhvilloi takime të veçanta me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, të Shqipërisë, Bamir Topi dhe të Letonisë, Valdis Zalters.

Gjatë drekës zyrtare, Presidentja Jahjaga u takua edhe me Presidentin e Gjermanisë, Christian Ëulf, të Austrisë, Heinz Fischer, të Italisë, Giogio Napolitano e presidentë të tjerë, pjesëmarrës në samit.