Tiranë – Kryeministri Berisha, nëpërmjet një deklarate për shtyp, përshëndeti dje lajmin për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiç.
“Arrestimi i Ratko Mlladiç, njërit prej figurave më gjakësore, më famëzeza në historinë e Ballkanit dhe të Evropës, përgjegjës kryesor dhe direkt për gjenocidin dhe barbarinë
serbe në Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti, ku organizoi shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve, burrave dhe grave të pafajshme, ndonëse i vonuar, i autorit të gjenocidit dhe masakrave më të mëdha që Evropa ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, është triumf i drejtësisë ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme dhe familjeve të tyre”, thekson Kryeministri Berisha në këtë deklaratë.
Friday, 27 May 2011 08:46 