Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 08:41

Prishtinë – Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Komandanti Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, marrin pjesë në Takimin Ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, në Budva nga data 26 deri më 28 maj.

Ministri Çeku merr pjesë në këtë takim me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Boro Vuçiniç, si mikpritës i takimit, bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së FSK-së.

Kjo është hera e parë që përfaqësues të institucioneve të Kosovës marrin pjesë në këtë takim në nivel të ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe SHBA-ve.