Mitrovicë – Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantiq, ka paralajmëruar se komandantët e stacioneve të policisë së Kosovës në veri, që janë suspenduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, të premten, ditën e skadimit të afatit të suspendimit, të lajmërohen në vendet e tyre të punës.
“Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, nuk mund të marrë vendime për ndërrimin dhe rotacionin e komandantëve të policisë në veri të Kosovës, por këtë mund ta bëjnë ekskluzivisht qeverisjet lokale të këtyre komunave, si dhe qytetarët që jetojnë në veri”, vlerësoi Pantiq.
Ai ka porositur drejtorin Maliqi, të përqendrohet më shumë në aktivitetet kriminale në radhët e policisë në jug.
|
|
Thursday, 26 May 2011 19:26