Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 13:54

Prishtinë – Shefja e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton, sot dhe nesër qëndron në Beograd dhe Prishtinë. Sot në Beograd ajo do të diskutojë me zyrtarët serbë, reformat që duhet t’i përmbushë Serbia në rrugën drejt integrimit në BE.

Do të diskutohet edhe bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën.

Në prag të vizitës në Beograd dhe Prishtinë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është thelbsor për largimin e pengesave në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje të cilat do të mund të përmirësojnë jetën e njerzve ka thënë Eshton. BE-ja është e përkushtuar për perspektivën europiane për të gjithë rajonin në ballkanin perëndimor, dëshirojmë të shohim përparimin e rajonit në këtë rrugë dhe se bashkpunimi rajonal është kyq për perspektivën europiane, thotë Eshton.

Ajo në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë Boris Tadiq, ministrin e Punëve të Bredshme Ivica Daqiq, shefin e ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviq etj.

Siq pritet, Eshton me zyrtarët në Beograd do të diskutojë lidhur me hapat e mëtejmë të Serbisë drejt BE-së, dialogun Kosovë-Serbi si dhe për bashkëpunimin rajonal.

Eshton dhe Daqiq do të nënshkruajnë marrëveshjen për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe ruajtjen e të dhënave sekrete. Çështje të ngjajshme Eshton do të diskutojë edhe gjatë vizitës në Prishtinë, nesër.

Ajo do të takohet me kryeministrin Thaqi dhe anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin.