Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 18:17

Mitrovicë – Me urdhër te Prokurorisë Speciale të Kosovës, Departamenti Special Antikorrupsion i quajtur si Njësiti i Task Forcës Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me EULEX-in, ka kryer një operacion policor të përfshirë në tri Rajone – Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, dhe si rezultat ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrje e ryshfetit dhe shpërdorim i pozitës zyrtare. Dyshohet se marrja e ryshfetit ka të bëjë me kontrabandim të mallrave nga veriu i Mitrovicës.

Gjashtë prej të arrestuarve janë zyrtarë policorë nga Rajoni i Mitrovicës dhe një qytetar, po ashtu, nga Rajoni i Mitrovicës, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në kontrabandim të mallrave.
Burime të Lajmeshqip.com kanë bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar që disa muaj, ndërsa në pranga kanë rënë Besim Ismajli, Shahin Fetahu, Kemajl Hoti, Avni Shyti, që të katrit nga njësia speciale dhe dy policët e stacionit jugu, Nazmi Poterqoi dhe Naser Damati.
Në tri rajonet e lartcekura, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të EULEX-it, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, kanë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme, ku tri prej tyre kanë qenë lokale afariste dhe një shtëpi private.
Bastisjet janë realizuar nën dyshimin e bazuar për blerje të mallrave të kontrabanduar, lokacione në të cilat zyrtarët nga administrata tatimore kanë shqiptuar disa.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme .