Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 17:17

Prishtinë – Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar të mërkurën nga burgu njërin nga komandantët e UÇPMB-së, Shefket Musliun.

Kjo gjykatë e ka prishur aktgjykimin e Shkallës së parë dhe e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se ka pasur shkelje.

Ai ishte dënuar me 10 vjet burg për veprime të paligjshme gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës.

Musliu ishte arrestuar në vitin 2001, pak ditë pas përfundimit të konfliktit në mes të ushtrisë jugosllave dhe gueriles shqiptare.

Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Nikë Shala.