Tiranë – Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina do të nënshkruajnë së shpejti një memorandum bashkëpunimi dypalësh, të fokusuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe dhënien e asistencës reciproke në sektorët ku të dy vendet do të paraqesin nevoja.
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Fatmir Mediu, priti sot në një takim ministren e Mjedisit të Bosnjë Hercegovinës, Branka Duriç, ku u ra dakord për nënshkrimin e Memorandumit.
Gjatë takimit, ministri Mediu e njohu homologen me perpjekjet e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, si dhe disa prej fushave ku Shqiperia ka nevoja mjaft te ngutshme per bashkepunim dhe per te fituar eksperienca te reja, si ne fushen e menaxhimit dhe trajtimit te mbeturinave, trajtimin e baseneve lumore, apo edhe ne sektorin e peshkimit, etj. Mediu tha se bashkepunimi me Bosnje Hercegovinën mund te shtrihet edhe ne fushen e pyjeve apo në dhenien e eksperiences per krijimin e nje Fondi Mjedisor, krijimi i te cilit per vendin tone eshte mjaft i rendesishem dhe ku eksperienca e këtij vendi mund te ishte mjaft frytdhenese.
Ministrja Duriç shprehu gatishmërinë për të bashkepunuar në të gjitha drejtimet, që të dy vendet mund te kene nevoja dhe sfida te perbashketa, pa harruar këtu edhe ndryshimet klimatike, te cilat jane nje sfide madhore e Ballkanit, e diskutuar tashme edhe ne samitin e Athinës./
Wednesday, 25 May 2011 15:46