Prishtinë – Zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, u takua sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini.
Ata diskutuan për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për rëndësinë dhe përkushtimin e Kosovës për plotësimin e kritereve të Kopenhagës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e liberalizimit të vizave dhe lidhur me këtë u tha se Kosova duhet sa me shpejt të jetë pjesë e këtij procesi në mënyrë që qytetarët lirshëm të kenë mundësi të udhëtojnë në mbarë Evropën.
Zv/kryeministrja Tahiri dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE, së, Gentilini, diskutuan edhe rreth dialogut teknik Kosovë-Serbi, me ç’rast u vlerësua roli i BE-se në këtë dialog si dhe përparimet substanciale dhe avancimi i procesit në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit, por u shpreh bindja se do të këtë përparime dhe marrëveshje edhe në fusha të tjera.
Gjatë takimit u theksua se Kosova me pranimin e dialogut po plotëson edhe një nga kërkesat e Kopenhagës, që është bashkëpunimi rajonal.
Wednesday, 25 May 2011 13:52