Prishtinë – Zv/kryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviq mbërrin të mërkurën në Tiranë ku do të takohet me drejtuesit kryesorë të vendit, Presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Sipas të njoftimit për mediat nuk bëhet e ditur përmbajtja e axhendës apo qëllimi i kësaj vizite e cila është e para për numrin 2 të të qeverisë së Kosovës Petrovic, i cili perfaqëson komunitetin serb në Kosovë.
Por, mësohet se pikërisht situata politike në Kosovë dhe diskutimet Prishtinë-Beograd do të zënë pjesën më të madhe të diskutimeve ndërsa kjo shikohet si një shenjë e mirë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Tuesday, 24 May 2011 20:06