Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 19:42

Gjirokastër – Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Gjirokastër, Sarandë dhe Tepelenë kanë bllokuar për rreth një orë akset nacionale rrugore të jugut.

Kanë qënë një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të kësaj force politike të Sarandës, me në krye kreun e ri te Bashkise, Stefan Çipa, që bllokuan të parët Uren e Gajdarit, e cila lidh qytetin e Sarandës me Gjirokastrën dhe Delvinën, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, tha se socialistët e Sarandës janë ngritur në protestë në mbështetje të votës së lirë që elektorati ka dhënë për PS dhe për Edi Ramën.

Bllokimi i rrugës eshtë bërë edhe nga një grup protestuesish në Gjirokaster dhe Tepelene, përkatesisht në afërsi të Viroit dhe në të dalë të qytetit të Tepelenës.