Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 20:57

Shqipëri -, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me admiralin Samuel Locklear III, komandant i forcave të bashkuara të komandës në Napoli.

Dy zyrtaret e larte diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe në rajon, për çështjet e sigurisë dhe për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të shtetit të Kosovës me NATO-n.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për admiralin Samuel Locklear III dhe për punën e tij në shërbim të forcimit të paqes dhe të stabilitetit rajonal, kryeministri Thaçi theksoi se,  ekspertët ushtarakë të NATO-s janë kontributore  për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

“Ne jemi të bindur se FSK-ja dhe vizioni i saj janë plotësisht në përputhje me vlerat dhe synimet e NATO-s”, u shpreh kryeministri Thaçi, sipas zyrës së shtypit të qeverisë.

Kryeministri Thaçi është shprehur i kënaqur me punën e KFOR-it në Republikën e Kosovës, duke theksuar posaçërisht bashkëpunimin e shkëlqyer të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit me komandantin e KFOR-it, z.Byler.

Nga ana e tij, komandanti i forcave të bashkuara të komandës në Napoli, admirali Samuel Locklear III, duke falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen dhe bashkëpunimin e treguar deri më tani me NATO-n, rikonformoi angazhimin e NATO-s në Kosovë, në funksion të forcimit të paqes, stabilitetit dhe të mbështetjes së gjithanshme për Forcën e Sigurisë të Kosovës.