Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 16:46

Prshtinë – Kuvendi i Kosovës po debaton sot për masakrën në burgun e Dubravës më 1999.

Parashtruesi i kërkesës për debat deputeti, Nait Hasani, rrëfeu tmerrin që ndodhi atë ditë në burgun e Dubravës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës tregoi për krimin që është bërë në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, nga 19 deri më 22 maj të viti 1999. Deputeti Hasani tha para përfaqësuesve të zgjedhur se për masakrën në burgun e Dubravës është bërë edhe një kallëzim penal, por askush nuk ka dalë para drejtësisë.

Sipas tij, një ditë para se të lirohej nga vuajtja e dënimit në burgun e Dubravës, ka qenë Branko Komatina, mbikëqyrës i Pavijonit B në burgun e Dubravës, që ka marrë profesorin dhe intelektualin e shquar Ukshin Hoti dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Edhe shefat e grupeve parlamentare bënë thirrje që sa më parë të zbardhet fati i profesor Ukshin Hotit dhe të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kryen masakrën në burgun e Dubravës. Deputetët që kanë qenë të burgosur në këtë burg rrëfyen poashtu tmerrin e asaj masakre. Deputeti Liburn Aliu.

Në burgun e Dubravës prej 19 deri më 22 maj të viti 1999 ishin masakruar 130 të burgosur politikë shqiptarë si dhe ishin plagosur më shumë se 300 prej tyre nga numri i përgjithshëm prej 960 vetave.