Prishtinë – Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, dhe komesari për zgjerim, Shtefan Fyle, zhvillojnë sot dhe nesër një vizitë dyditore në Ballkan.
Turneun e tyre zyrtarët e lartë të Komsionit Evropian e nisin me Beogradin ku do të zhvillojnë takime me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.
Mes tjerash ata do të kërkojnë edhe rezultate konkrete në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet ne Bruksel. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë, kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe Komesioneri për Zgjerim Dhtefan Fyle do të shoqërohen edhe nga zoti Miroslav Lajcak, drejtor menaxhues për Evropën dhe Azinë, por edhe nga zyrtarë tjerë të lartë evropian.
Në Kosovë delegacioni lartë evropian arrin të premten paradite. Ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me presidenten Atifete Jahjaga.
Hoze Manuel Barroso dhe Shtefan Fyle në agjendën e tyre kanë edhe një vizitë në komunën e Graçanicës, ku do të vëjnë gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës, ndërtimi i së cilës bëhet edhe me fondet e Bashkimit Evropian.
Po nesër ata do të qëndrojnë edhe në Tiranë ku përfundojnë turin e tyre dyditor në Ballkan.
Thursday, 19 May 2011 14:11