Tiranë – Policia e kryeqytetit garanton qytetarët e Tiranës se është e angazhuar për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor dhe fton pjesmarrësit në tubimin para KQZ që të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin cdo provokim apo goditje ndaj forcave të Policisë, qe duke respektuar ligjin, janë në krye të detyrës në mbrojtje të rendit.
Përmes një deklarate për mediat, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë informoi sot se në zbatim të Ligjit “Për Policinë e Shtetit” janë marrë masa për ruajtjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e rendit e të qetësisë.
Pas grumbullimit para ndërtesës së KQZ, një grup personash po ushtrojnë dhunë ndaj strukturave të policisë, të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike, duke plagosur disa prej tyre.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur identifikimin e këtij grupi personash, pjesa më e madhe e të cilëve ka rezultuar të jenë punonjës të Policisë Bashkiake.
Policia e Shtetit fton pjesëmarrësit në këtë tubim të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Wednesday, 18 May 2011 14:51